Një person 45-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Lezhë, pas dyshimeve të efektivëve të policisë për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale.
Policia kryesoi një operacion kundër tij. Fillimisht, ai u kap në lagjen “Gurra” duke transportuar kanabis të përpunuar në doza të gatshme për shitje.
Në shtëpinë e tij u gjetën gjithashtu 7 maska, që dyshohet se ishin përdorur për qëllime kriminale, si dhe 2 thika dhe 2 përforcues grushti.
Autoritetet policore dhe prokuroria vazhdojnë hetimet për të dëshmuar përfshirjen e plotë të 45-vjeçarit në aktivitetet kriminale.