Stadiumi i Tottenhamit, i cili u inaugurua në vitin 2019, ka evoluar në një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave për klubi londinez.
Sipas “The Athletic”, ky stadium gjeneron një mesatare prej 7 milionë euro për çdo ndeshje. Për ndërtimin e kësaj arene, e cila ka një kapacitet prej rreth 62 mijë vendesh për spektatorë, u shpenzuan 1 miliardë e gjysmë euro, por ka shumëfishuar të ardhurat, pasi “White Hart Lane” gjeneronte rreth 1,3 milionë euro për ndeshje ose 50 milionë në total në sezonin më të mirë.
Edhe gjatë sezonit të pandemisë 2021-2022, me të gjitha kufizimet, të ardhurat totale ishin 125 milionë euro, që e rendisin Tottenhamin si i dyti pas Manchester United.
Përveç ndeshjeve të futbollit, burime të tjera të të ardhurave janë edhe ndeshjet e futbollit amerikan dhe koncertet. Falë stadiumit të Tottenhamit, zona ka përfituar nga zhvillimi i saj, ndërsa pritet që të ardhurat të rriten në rreth 680 milionë euro gjatë sezonit 2026-2027.