Një person 21-vjeçar është arrestuar në Vlorë. Sipas informacioneve të policisë, ai ka terrorizuar një grua 38-vjeçare për një kohë të gjatë, duke shkaktuar ankth dhe pasiguri. Gjithashtu, ai kërcënoi se do të publikonte fotografitë e saj intime.
“Përndoqi një 38-vjeçare dhe e kanosi atë nëpërmjet telefonit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.