Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 Shkurtit për të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që do të organizohet një ditë më pas.
Në lidhje me këtë vizitë, do të ndërmerren masa të rrepta sigurie në Tiranë, duke përfshirë bllokimin e disa aksesh rrugore dhe përfshirjen e rreth 1600 forcash policie, forcat Renea dhe shërbimin e Antiterrorit.
Presidenti Zelensky pritet të ketë takime dypalëshe me zyrtarët shqiptarë, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Samiti pritet të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, me një ceremoni mirëseardhje dhe seanca të mbyllura për mediat, ndërsa pritet të organizohet edhe një konferencë për shtyp.
Pas samitit për Ukrainën, më 29 shkurt do të mbahet një samit i Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të 6 vendeve të rajonit dhe praninë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Temat kryesore të këtij takimi do të jenë rritja ekonomike dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor.