Këngëtari shprehet se turneu përmban një celebrim të 30 viteve të fundit të karrierës së tij
Pas të qenit burimi i emocioneve për fansat në të gjithë botën me paraqitjen e tij në Super Bowl, këngëtari Usher po përgatitet për të zhvilluar disa koncerte në Evropë. Gjatë vitit të ardhshëm, ai do të performojë në qytete si Parisi, Londra, Amsterdami dhe Berlina, në kuadër të turneut të tij “Past Present and Future”.
Krijuesi i shumë hitave ishte vizituar në Evropë vitin e kaluar, kur kishte zhvilluar 8 koncerte në kryeqytetin francez.
Usher komenton rikthimin e tij në Evropë duke thënë: “Ky turne është një festë që shënon 30 vitet e fundit të karrierës sime dhe është një vështrim i shkurtër në të ardhmen. Ne sapo jemi nisur!”
Ai do të performojë këngë nga repertori i tij i gjerë, duke përfshirë këngë nga albumi i tij i nëntë në studio, “Coming Home”, i cili u publikua më 9 shkurt.
Albumi u lëshua pak para paraqitjes së tij spektakolare në Super Bowl.