Një burrë 31-vjeçar është nën hetim për shkak të shitjes së pjesëve të automjeteve të kontrabanduara nga Anglia dhe fshehjes së të ardhurave.
Në një servis të quajtur E.Z., në fshatin Shjezë, autoritetet e policisë sekuestruan 11 automjete tip “Benz”, të dyshuara të importuara kontrabandë nga Anglia, me qëllim për t’i shitur në pjesë. Ky shtetas nuk ka raportuar të ardhurat e fituara nga ky aktivitet.
Si rezultat i një informacioni të fituar nga inteligjenca policore, se një individ po shiste pjesë të automjeteve të kontrabanduara, në servisin e tij në fshatin Kryebushat, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, kanë goditur këtë aktivitet të paligjshëm.
Materialet e hetimit janë dorëzuar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër, për veprime të mëtejshme, për akuzat penale të “Ruajtjes ose depozitimit të mallrave kontrabandë”, “Shitjes dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehjes së të ardhurave”.