Napoli dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në stadiumin “Diego Armando Maradona” mbërmjen e sotme, si përballja e dy kampionëve të kampionateve respektive që e kanë humbur tashmë kurorën.
Në sezonin e kaluar, Napoli dhe Barcelona ishin në rrugë drejt titujve të tyre të kampionateve respektive. Por sot, të dyja skuadrat nuk kanë treguar nivelin për të mbrojtur titujt e tyre në Serie A dhe La Liga. Trajneri i tretë i Napolit, pas largimit të Spaletit si fituesi i titullit vitin e shkuar, do të debutonte sot.
Vetëm 48 orë më parë u bë e ditur edhe shkarkimi i Walter Mazzarrit, përpara kësaj ndeshjeje të rëndësishme me Barcelonën. Në vendin e nëntë në Serie A, ata humbën pikë sërish gjatë fundjavës pasi morën vetëm një barazim 1-1 me Genoan. Dhe për Napolin, kjo ndeshje me Barcelonën mund të jetë edhe një mbrëmje e vështirë. Ndërsa përmbrojtja e titullit për Napoli ka qenë katastrofike, Barcelona ka hasur problemet e saj këtë sezon.
Me tetë pikë diferencë mes tyre dhe liderit të La Liga, Real Madrid, Blaugranat duket se kanë lënë në një farë mënyre garën për titullin në kampionatin spanjoll. Që nga largimi i Xavi në fund të sezonit, gjërat kanë ndryshuar disi për mirë. Tani ata do të fokusohen për të bërë paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve. Takimi i mëparshëm evropian mes dy skuadrave u zhvillua në UEFA Europa League 2021/22 dhe përfundoi me fitoren 4-2 të Barcelonës.
Gjithashtu, mbërmjen e sotme do të luajë edhe Porto-Arsenal. Arsenal po rikthehet në Ligën e Kampionëve pas një pushimi prej shtatë vitesh, ndërsa FC Porto do të luajë një ndeshje me eliminim direkt për herë të gjashtë në këto shtatë vite. Gigantët portugezë janë një kundërshtar i fortë në ndeshje të tilla dhe këtë herë do të kenë ambicie për të avancuar. Në shtatë nga tetë herët që kanë përballuar kundërshtarët anglezë në fazën e eliminimit, Porto janë eliminuar. Por një herë që ata kanë përparuar ishte në vitin 2004, kur ata fituan trofeun nën drejtimin e Jose Mourinho.