Në Gjykatën e Fierit, seanca për këngëtarin Luiz Ejlli është shtyrë për shkak të mungesës së një gjyqtares. Data e re për mbajtjen e seancës gjyqësore ende nuk është caktuar. Prokuroria e Fierit pritet të paraqesë pretencat e tyre kundër këngëtarit Ejlli, i cili akuzohet për falsifikim të një deklarate noteriale për të justifikuar paratë e një personi nën hetim.
Dosja e Ejlli kaloi për gjykim më 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vite. Kjo histori nisi në vitin 2021, kur prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit F.A. për shkaqe të dyshimta.