Liverpool arriti suksesin ndaj Chelsea duke përdorur disa futbollistë të rinj.
Ata fituan Kupën e Ligës së Anglisë me një gol të realizuar në minutën e 118′ në ndeshjen kundër Chelsea-s. Kapiteni Virgil van Dijk shënoi me kokë golin vendimtar në Wembley, duke siguruar për herë të 10 këtë trofe për Liverpoolin, një rekord për klubin.
Edhe pse golat e të dy ekipeve u anuluan nga sistemi VAR, loja ishte e mbushur me momente shënimi. Jurgen Klopp kishte 11 mungesa për shkak dëmtimi, por zëvendësimet e bëra treguan qëllimësi dhe kjo bëri triumfin akoma më të merituar për Liverpoolin.
Jurgen Klopp: Më thanë që është një shprehje në Angli që thotë se nuk mund të fitosh trofe me fëmijë. Në më shumë se 20 vite karrierë si trajner, është trofeu më i veçantë që kam fituar. Është diçka me të vërtetë e jashtëzakonshme.