Festivali “Vjosa n’Fest” mbërrin në datat 17, 18 dhe 19 Maj në qytetin e bukur të Përmetit në edicionin e tretë, duke ofruar 21 aktivitete kulturore dhe sportive. Ky festival promovon atraksione të jashtëzakonshme si lumi Vjosë, banjat termale, Kishën e Leusës dhe bredhin e Hotovës. Për tre ditë të plota, turistëve ju ofrohet një paketë e turizmit familjar dhe jo vetëm me aktivitet sportive dhe kulturore ,të cilat mund t’i gjejnë në qytetin e Përmetit. Projekti përfshin nisma të tilla si riciklimi i mbetjeve plastike dhe përdorimi i tyre për të krijuar produkte artistike, si dhe zëvendësimi i materialeve plastike me produkte tetra, të cilat janë 81% të riciklueshme.
4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri
Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,