Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku ka filluar trajnimi i 507 mësuesve nga Tirana, Vora dhe Kamza, të lëndëve shkencore nga pedagogët e këtij fakulteti, në vijim të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.
Për herë të parë, trajnimi i mësuesve, i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është mbështetur nga 7 universitete publike, ku janë përfshirë 130 pedagogë e trajnues të kualifikuar nga këto universitete, me synim njohjen e mësuesve me metodat e reja dhe efektive të mësimdhënies në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Arsim Fillor, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji dhe TIK.