Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e Asamblesë sot pasdite, thirrur nga kryetari i saj, Edi Rama.
Mbledhja do të zhvillohet online, me kryesocialistin dhe 12 drejtuesit politikë të qarqeve të pranishëm në seli. Pritet që kryesocialisti të japë një fjalë të hapur për mediat, pas së cilës do të vazhdojnë diskutimet në dyer të mbyllura.
Diskutimet kryesore do të përqendrohen te organizimi i brendshëm i PS dhe planifikimi i zgjedhjeve partiake. Gjithashtu, do të trajtohet përgatitja e socialistëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.