Një figure në TikTok e quajtur Natasha është ndaluar bashkë me djalin e saj, pasi kanë përdorur nipin e tyre 10-vjeçar për përfitime në TikTok.
Ata transmetonin në drejtpërdrejtë në këtë platformë sociale me të tjerë dhe e mësonin nipin 10-vjeçar si të shkonte me fjalë të ashpra dhe denigruese.
Në rrjetin social TikTok, një gjysh 67-vjeçar ka shfrytëzuar nipin për të fituar sa më shumë klikime, të cilat transformohen në para. Në një transmetim live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri nuk ka ndalur së ofenduari me fjalë banale një grua tjetër, ku i ati i tij i mësoi atij se çfarë të thoshte, ndërsa gjyshja e tij e shikonte dhe qeshte.
Natasha është një figurë e njohur për publikun, pasi para disa viteve historia e saj me nusen ka qenë e diskutueshme në rrjetet sociale. Ajo u përball live në një studio televizive me ish-nusen ndërsa ziheshin për kujdesin e djalit.