Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, aktori Visjan Ukcenaj ndau pikëpamjet e tij lidhur me paraqitjen e Eglës në reality show-in Big Brother VIP, ku ajo po merr pjesë. Ai shprehu mosmirënjohjen për lojën e Eglës brenda këtij programi dhe shtoi se, sipas tij, gjendja e aktorese nuk është më e favorshme për të vazhduar në lojë.
“E njoh Eglën, ka qenë tek emisioni ku kam qenë më përpara ka punuar dy tre javë. Nuk e njoh nga afër, por ajo që shoh nuk më pëlqen fare. Ajo që shoh absolutisht jo dhe më duket se nuk është në gjendje për të vazhduar lojën. Nuk e di nëse rrezikon këtë herë, por dua që Graciano të rrinte sepse mendoj që i duhet shtëpisë më shumë se sa Egla. Ajo ka bërë gjëra të gabuara më shumë seç duhej në atë shtëpi”, tha aktori.