aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Zelensky në Tiranë: Vendet e Ballkanit kërcënohen…

Në konferencën e përbashkët pas Samitit Ukrainë – Evropa Juglindore, Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksuan rrezikun e pranisë së Rusisë në Ballkan.

Duke e vlerësuar samitin e mbajtur në Tiranë si një shembull të rëndësishëm bashkimi, Zelensky theksoi se vendet e Ballkanit ballafaqohen me një kërcënim të vazhdueshëm nga Rusia, e cila synon destabilizimin e rajonit.

“Fakti që gjendemi këtu sot, në një tryezë së bashku, është një shembull i rëndësishëm që kemi ardhur e jemi bërë së bashku. Unë mendoj se ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimeve, pasi vetëm përçajnë. Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin. Mendoj se Rusia do të tentojë të destabilizojë situatën. Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në territorin e Ukrainës, për rrjedhore do të tentojë të destabilizojë më tej. Besoj se vendet baltike janë në kërcënim, Moldavia, vendeve e Ballkanit, ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”.

Rama shprehet se ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor.

“Ka shumë mësime që mund të nxjerrim nga historia jonë në Ballkan, por ajo që po ndodh në Ukrainë, është një tjetër mësim. Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor, për shkak të agresionit rus. Askush nuk duhet ta shohë si një situatë ku ushtria ruse vjen këtu. Por, ajo që po ndodh atje, mund të përsëritet në mënyra të ndryshme, duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit tonë botëror. Nuk është një botë që kush është më i madh e ka më shumë ushtar, mund të sulmojë vendim më të vogël. Kjo është mesjetë.

Vazhdojmë të ecim para së bashku. Lufta është po kaq pranë sa jemi ne këtu. Sado e pamundur të duket sot, mund të ndodhë. Nuk duhet të luajmë me zjarrin. Duhet të ruajmë një qëndrim të qartë në raport me Ukrainën. Ka të bëjë me ne”.

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

iOS 18: Këtu janë disa veçori të reja

Apple Apple sapo zbuloi përditësimin e tij të pritur me padurim iOS 18, i cili përfshin një nuancë të madhe të shijes së vet të AI. Por fjalimi kryesor i WWDC 2024 nuk do të mbahet mend vetëm për një

Lexo »

Doni të shkoni në Santorini?

Nëse po planifikoni të vizitoni Santorinim duhet të dini këto gjëra: Santorini: Perlë e Detit Egje Një nga ishujt më të famshëm të Greqisë, është destinacioni ideal për ata që kërkojnë një përvojë unike dhe të paharrueshme. Ky ishull, i

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor