Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe reperi Noizy po përgatisin një këngë të re. Dyshja duket se është gati për projektin e tyre të ri pas suksesit të këngës “Edhe një natë”, e cila aktualisht ka mbi 49 milionë shikime në YouTube.
Konfirmimin e lajmit e bëri vetë Xhensila Myrtezaj gjatë një performancë në një nga koncertet e saj në Itali. Megjithëse nuk ka më shumë detaje rreth bashkëpunimit të tyre, pritet me shumë interes nga fansat.