Një burrë 52-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka hapur zjarr me armë ndaj një vajze 30-vjeçare dhe më pas ka kryer vetëvrasje me të njëjtin armë në Preshevë.
Gruaja është dërguar me urgjencë në spital dhe është nënshtruar një operacioni për trajtimin e plagëve.
Raportet mediale tregojnë se ata kanë qenë së bashku në një makinë, por vajza ka dalë nga makinë dhe ai ka filluar ta ndjekë atë duke qëlluar drejt saj me armë zjarri. Pas disa goditjeve të drejtuara drejt saj, ai ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten në kokë.
Motivet e kësaj ngjarje tragjike ende nuk janë të qarta dhe policia ka filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.