Presidenti i SHBA Joe Biden shprehu zhgënjimin e tij për vdekjen e shtetasit izraelito-amerikan Itay Chen, për të cilin autoritetet izraelite njoftuan të martën se ishte vrarë nga Hamas më 7 tetor.
“Në dhjetor, babai dhe vëllai i Itay u bashkuan me mua në Shtëpinë e Bardhë, për të ndarë dhimbjen dhe pasigurinë që kanë përjetuar gjatë lutjeve për kthimin e të dashurve të tyre”, shkroi Biden në një postim.
“Askush nuk duhet të durojë asnjë ditë tjetër nga vuajtja që ata kanë përjetuar”, shtoi ai.
CNN raportoi më herët se zyrtarët në administratën e Biden informoheshin për vdekjen e Chen nga autoritetet izraelite të martën.