Sot, Gjykata Civile ka aprovuar urdhrin për mbrojtje të Princ Lekës për një periudhë prej një viti, në rezultat të ankesës së tij për pretendimet e dhunës nga ish-vjehrri dhe ish-gruaja. Elia Zaharia gjithashtu pretendoi për “dhunë në familje” kundër Princit, por seanca për këtë çështje është shtyrë për shkak të mungesës së disa provave, sipas raportit të gazetares Glidona Daci. Një videoskandal në ‘Oborrin Mbretëror’ para disa kohësh solli reagime të shumta, ku pamjet e publikuara më 6 Mars 2024 treguan Princ Lekën që filmonte ndërsa Elia Zaharia u sulmua disa herë, duke e akuzuar se ai e kishte dhunuar të atin. Princ Leka në dëshminë e tij tha se ishte sulmuar fizikisht nga ish-vjehrrin ndërsa shkonte për të takuar vajzën e tyre 3-vjeçare. Nga ana tjetër, Gjergj Zaharia pretendoi se nuk kishte forcë për të sulmuar një “burrë dy metra”, duke shtuar se ishte Princi që nisi konfrontimin fizik. Çifti njoftoi ndarjen e tyre në rrjetet sociale rreth dy muaj më parë.
10 Vendet më të Nënvlerësuara për të Vizituar në Shqipëri (Që nuk i njohin as shumica e vendasve)
10 Vendet më të Nënvlerësuara për të Vizituar në Shqipëri (Që nuk i njohin as shumica e vendasve) Shqipëria është një thesar i vogël mesdhetar që çdo vit po zbulohen e rizbulohen nga turistët e huaj. Por ndërkohë që