Lajme

Vazhdojnë rritjet e çmimeve, ja cili produkt preket

Niveli i çmimit të kakaos ka arritur një shifër maksimale historike. Një ton kakaos është blerë për 10 mijë dollarë, shënuar një rritje prej më shumë se dyfishit krahasuar me fillimin e vitit 2024. Në muajin shkurt, çmimi ishte 5888 dollarë për ton.

Analizat tregojnë se fitimet në muajin mars kanë rritur për 54%, ndërsa rritja nga janari është përcaktuar të jetë 130%, duke shënuar një rritje të jashtëzakonshme në tregjet botërore.

Luhatjet në çmimin e kakaos vijnë nga një sërë faktorësh. Ghana dhe Bregu i Fildishtë janë dy prodhuesit kryesorë në botë, të cilët kontrollojnë 60% të tregut global të kakaos. Instabiliteti politik dhe ekonomik, tregu i paligjshëm dhe kushtet atmosferike janë faktorët kryesorë që ndikojnë në këto ndryshime, të cilat kanë një efekt domino në të gjithë zinxhirin e furnizimit deri te konsumatori, që pritet të ndiejë rritjen e çmimit në të ardhmen.

Bregu i Fildishtë ka njoftuar se prodhimi i kakaos që fillon në prill do të jetë më i ulët krahasuar me vitet e mëparshme, duke u ulur nga 600 mijë ton në rreth 400 mijë ton për këtë vit.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor