Lajme, science

“Varrime” në Hënë?

Në një sipërfaqe hënore, prej ditës që Neil Armstrong bëri një hap gjigant për njerëzimin, janë lënë në harresë flamuj, topa golfi, një skulpturë metalike njerëzore dhe 96 çanta me mbetje njerëzore.

Në fillim të viteve ’90, Charles Shafer ngriti një teori të pazakontë për “varrosjen” e njerëzve në hapësirë. Pasi u shpall kjo idë, u themelua kompania Celestis, një lloj “shtëpie funerali” me bazë në Hjuston, e cila ofron klientëve një opsion unik “udhëtimi për herë të fundit”.

“Bëhet fjalë për një mënyrë të ngjashme me djegien e trupave pas vdekjes dhe hedhjen e hirit në det”, thotë Schaefer, bashkëthemelues dhe CEO i kompanisë.

“Kjo mund të jetë zgjedhja e njerëzve që e duan Star Trek, që kanë punuar për NASA-n, ose thjesht kanë dëshirë që pas vdekjes të ‘varrosen’ në Hënë ose në hapësirë”, shton ai.

Që nga fluturimi i saj i parë në vitin 1997, kompania ka dërguar mbetjet e djegura të më shumë se 2,000 klientëve në orbitën e Tokës, në Hënë, dhe së fundmi, në një hapësirë më të largët.

Kostoja e një fluturimi hënor ose në hapësirë është rreth 13,000 dollarë. Fluturimet në orbitën e Tokës mund të kushtojnë nga 3,000 deri në 5,000 dollarë. Familjarët e personave që kanë ndërruar jetë mund të ndjekin fluturimin përmes një aplikacioni smartphone, për të marrë njoftime kur persona i tyre janë “varrosur” në hapësirë.

Marrja e mbetjeve njerëzore në hënë është e lejuar sipas ligjit, por ndërsa kompanitë që ofrojnë këtë shërbim po rriten në disa vende të botës, ekspertët thonë se rregullatorët dhe legjislacioni duhet të përshtaten për të mbuluar këtë aktivitet.

Klientët e Celestis përfshijnë krijuesin e “Star Trek”, Gene Roddenberry, dhe autoren e trillimeve shkencore Arthur Clarke, si dhe shumë astronautë, inxhinierë dhe artistë.

Para vdekjes së saj në vitin 2013, artistja amerikane Louise Kays kishte shprehur dëshirën të varroset në hapësirë.

“Ishte një dëshirë e thellë dhe një surprizë e madhe, edhe pse ajo kishte vëzhguar yjet që nga zbarkimi i parë në Hënë”, thotë bashkëshorti i saj, Morton. Së bashku me vajzën e tyre Melissa, ata u regjistruan për fluturimin e parë të Celestis në hapësirë, të quajtur “Enterprise” pas anijes Star Trek.

Ky fluturim u zhvillua më 8 janar të këtij viti, përfshinte hirin dhe ADN-në e më shumë se 200 individëve, dhe u realizua me një raketë të quajtur Vulcan Centaur, të United Launch Alliance. Pas lëshimit, një pjesë e raketës me një enë brenda, që mbante kapsula individuale të mbetjeve dhe ADN, u hodh në orbitë rreth diellit.

“Ky udhëtim ia plotësoi vërtet dëshirën”, thotë vajza e saj.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor