Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në qendër të Durrësit rreth orës 13:30. Gazetarja e Klan News, Enekeleda Arapi, raporton se dyshohet se një vajzë është hedhur nga kati i dytë i një hoteli.
Sipas informacioneve paraprake, një mashkull, me të cilin shtetasja e huaj ishte në hotelin pranë Prefekturës së qytetit, dyshohet se e ka shtyrë vajzën.
Fatmirësisht, vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar. Në vendngjarje janë shkuar forcat e zjarrfikës që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë.