“Karnavalet e Shkodrës” janë aktiviteti që ka tërhequr një vëmendje dhe interes të madh, jo vetëm nga banorët vendas, por edhe nga media dhe pjesa tjetër e vendit. Ky aktivitet ka shkaktuar një pritshmëri të madhe për të rimarrë shkëlqimin e dikurshëm të qytetit dhe për të nxitur interesin e turistëve vendas.
Karnavalet do të zhvillohen në tre ditë me aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat. Dita e parë do të kushtohet fëmijëve, ku shkollat do të prezantojnë shfaqje të tyre në një paradë dhe në një skenë të përbashkët. Gjithashtu do të ketë kënde puntorie dhe një shfaqje dritash në fund të ditës.
Dita e dytë do të fokusohet në shfaqjet e të rinjve nga gjimnazet, të cilat do të shpërndahen në skena të ndryshme përpara një juri. Po ashtu, do të mbahen edhe aktivitete si punimi i maskave dhe makeup artistëve. Parada e çifteve me kostume dhe maska veneciane do të jetë një nga momentet kryesore të ditës, të pasuar nga një koncert surprizë dhe një lightshow.
Dita e tretë, e cila është edhe dita finale, do të jetë një spektakël i vërtetë, me parada, muzikë, bejte, dhe shfaqje të ndryshme artistike. Aktivitetet përfundojnë me një marshim drejt dordolecit, një dragon show dhe djegia e dordolecit në një atmosferë festive.
“Karnavalet e Shkodrës” ofrojnë një përvojë të paharrueshme për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, duke sjellë shkëlqimin e merituar në qytetin e Shkodrës. Qyteti është gati për këtë ngjarje, e ti, a je gati? Rrëmbe maskën tënde dhe bashkohu në festë! #gzonëshkodër!