Klubi italian Lecce ka marre nje vendim te ashper pas veprimit antisportiv te trajnerit Roberto D’Aversa.
Skuadra e Serise A, ku luan edhe shqiptari Ylber Ramadani, ka vendosur te shkarkoje D’Aversen pasi ai goditi me kokë një lojtar kundërshtar në përfundim të ndeshjes me Veronën që u zhvillua të dielën.
Klubi nga Pulja ka reaguar menjëherë ndaj këtij veprimi dhe ka lëshuar një komunikatë për largimin e trajnerit, që u bë e ditur në mëngjesin e së hënës. Për Roberto D’Aversën pritet që të merret vendimi nga Komisioni i Disiplinës.