Një burrë 70-vjeçar, i cili u sulmua nga vëllai i tij gjatë një përleshjeje për pronën, humbi jetën disa orë pas ngjarjes.
Nazif Musai u dërgua për trajtim në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve në kokë, por, në fund, nuk mundi të mbijetojë.
70-vjeçari u qëllua me një armë nga vëllai i tij, Nazis Musaj, 77 vjeç, në fshatin Çukas të Lushnjës.
Në deklaratën e tij në polici, 77-vjeçari shpjegoi se vëllai i tij e sulmoi disa herë, duke e rrezikuar jetën, kështu që ai u detyrua të përdorte armën për të mbrojtur veten. Sipas dëshmisë së tij, ai kishte qëllimin të vriste edhe veten, por e ndaloi kur pa që vëllai ishte ende i gjallë.