Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet lidhur me ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, duke i informuar ata përmes avokatëve të tyre për akuzat që përfshihen në dosjen që ka të bëjë me inceneratorin e Elbasanit.
Arben Ahmetaj është akuzuar për korrupsion, pastrim të parave dhe fshehje të pasurisë, ndërsa Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për korrupsion dhe pastrim të parave. SPAK (Strukturën e Posaçme të Prokurorisë së Shtetit) ka bërë të ditur këto akuza, ndërsa të tre personat janë në kërkim nga autoritetet policore.
Për të njëjtën dosje, pritet që SPAK të përballë edhe persona të tjerë me akuza të ngjashme, duke ndarë hetimet në procedura të ndryshme. Ahmetaj u shpall në kërkim në Korrik të një viti më parë, pas një hetimi që nisi në Shkurt të të njëjtit vit.
Fillimisht, hetimet kishin të bënin me rolin e tij si ministër i Financave në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, me dyshime për shfrytëzimin e detyrës.
Në Shkurt, bazuar në një kallëzim dhe disa informacione të dala nga kompjuteri i Klodian Zotos dhe një telefon i vjetër i sekuestruar te Ahmetaj, SPAK zgjeroi hetimet për korrupsion, pastrim të parave dhe mungesë të deklarimit të pasurisë.