aktualitet, Lajme, politics

Si e ëma e Zeqos…, Rama jep porosinë për vartësit:

Kryeministri Rama ka shprehur dëshirën për bashkëpunim, por vetëm në bazë të legjimitetit të institucioneve që janë pjesë e strukturave të krijura nga reforma në drejtësi, si SPAK dhe BKH.

Në një intervistë për drejtuesen e revistës “Newsbomb”, Anila Basha, ai tregon pakënaqësinë e tij në lidhje me faktin që, në disa raste, hetuesit e BKH-së shkojnë në zyrat e shtetit pa njoftim paraprak, duke shkelur minimumin e etikës dhe duke krijuar situata të papërshtatshme.

“Është e vërtetë po, që duke qenë një njeri që jetoj çdo ditë si mbi gjemba dhe e nis ditën i pakënaqur me veten time, e pastaj e ngrys i pakënaqur me të tërë shtetin, nuk kam se si të mos jem i pakënaqur kur informohem për shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme, të hetuesve të BKH-së në zyrat e shtetit, pa lajmëruar zyrtarisht, pa ruajtur asnjë minimum etik, pa respektuar gjëkundi faktin e thjeshtë se njësoj si ata në zyrat e tyre edhe punonjësit e tjerë në zyrat e institucioneve të tjera, bëjnë punën e shtetit, kanë planin e tyre ditor, kanë takimet, mbledhjet e angazhimet e tyre zyrtare dhe s’ia kanë borxh as SPAK-ut, as BKH-së e askujt në këtë botë, që arbitrarisht t’iu çakordojë punën e të përhapë jo vetëm në tërë institucionin, po edhe në familjet e tyre, ndjesinë e papranueshme të një represioni psikologjik”. “Për të marrë dosje e dokumenta apo pyetur njerëz të shtetit për nevoja të hetimeve s’ka asnjë lloj problemi e jo më pengese, siç nuk ka asnjë lloj nevoje për vizita të palajmëruara dhe asnjë lloj justifikimi për sjellje të pagdhendura. Kaq është e gjitha dhe lajmi i vërtetë nuk është që unë kam kërkuar nga drejtuesit e institucioneve “të mos dorëzojnë kollaj mjete pune e dokumenta”, sepse në këtë mes s’ka asgjë as për “kollaj” as për “vështirë”, po thjesht kam bërë detyrën time duke u thënë drejtuesve të institucioneve, se kush shfaqet si e ëma e Zeqos në majë të thanës në emër të BKH-së, duhet të kthehet andej nga ka ardhur dhe bashkëpunimi i padiskutueshëm me SPAK-un duhet të zhvillohet vetëm mbi bazën e qartë ligjore të dhënies së informacionit për qëllime hetimore apo të marrjes në pyetje të personave të nevojshëm për hetimet, duke garantuar proceset e punës dhe qetësinë legjitime psikologjike të punonjësve të administratës”- tha Rama.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor