Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është akuzuar për abuzim seksual ndaj vajzës së partneres së tij, një gruaje 50-vjeçare, që në moshën 14 vjeçe.
Ngjarja e ndodhur në Egjinë, Greqi, ka shkaktuar tronditje në opinionin publik. Sipas dëshmisë së vajzës, e cila tani ka 25 vjet, “ai i ka regjistruar këto veprime të papranueshme në video”.
25-vjeçarja vendosi të denoncojë shtetasin shqiptar pasi dyshohet se e përdhunoi përsëri në mesnatën e së martës. Vajza raportoi tek autoritetet për atë që ndodhi dhe përvojat e saj nga ai.
Në një intervistë për protothema.gr, vajza e përjashton nënën e saj nga “korniza” e fajtorëve, duke theksuar se “ajo nuk ishte e informuar për veprimet e paligjshme që 36-vjeçari i bënte pas shpine”.
“Nëna ime nuk ishte në dijeni për këto gjëra. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë, ai e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë, mamaja ime e pyetste se pse ishe i tillë dhe bënte këto reagime. Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”, thotë 25-vjeçarja.