Pas divorcit nga futbollisti Gerard Pique, duket se Shakira ka gjetur një kapitull të ri në jetën e saj të dashurisë.
Sipas mediave ndërkombëtare, këngëtarja është lidhur me aktorin britanik Lucien Laviscud. Njohja e tyre ka filluar gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së re të Shakirës dhe Cardi B “Punteria”. Në këtë videoklip, ata dy shfaqen në skena të ngrohta dhe të afërta, duke shkëmbyer puthje në buzë dhe duke treguar një lidhje të ngushtë mes tyre.