Sara Gjordeni, një ditë pasi u eliminua nga Big Brother VIP, ka dhënë disa deklarata të rëndësishme ekskluzivisht për “Shqipëria Live”.
Ish-konkurrentja foli për herë të parë për boksierin Jurgen, duke sqaruar përfundimisht marrëdhënien me të.
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.
Sara u eliminua pasi ajo përdori forcë ndaj Françeskës brenda tualetit. Debatet midis tyre u përkeqësuan pas ofendimeve të shpeshta. Pas vendimit të Vëllait të Madh, ajo kërkoi të takohet vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Mes lotësh, ajo u largua pas më shumë se 50 ditësh qëndrimi në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.