aktualitet, sport

Saka sjell nje trend të ri

Futbollisti i ekipit Arsenal, Bukajo Saka, po përgatitet të sjellë një shije të veçantë, si në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj. Ai, përfaqësues i kombëtares angleze të futbollit, po kalon një periudhë të suksesshme, duke shënuar 16 gola në 37 ndeshje, ndërsa skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta është një pretendente serioze për titullin kampion.

Ekipi i Arsenalit zë vendin e parë në renditje, me të njëjtën pikë me Liverpoolin, 64, por me një diferencë të mirë në golavarazh. Megjithatë, Saka, 22 vjeç, nuk është i kënaqur vetëm me suksesin në fushën e lojës. Ai ka filluar një bashkëpunim me restorantin e njohur të ushqimeve me erëza “Nando”, duke planifikuar të lancë linjën e tij të salcës së pikantë, e quajtur “Peri-Peri Saka”.

Ky produkt do të jetë në dispozicion në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë nga data 19 mars dhe është dedikuar të gjithë ata që duan eksperiencën e ushqimeve të pikanta. Pasioni i Saka-s për erëzat është një nga arsyet pse ish-bashkëluftëtari i tij, Pierre-Emerick Aubameyang, e ka quajtur atë me nofkën ‘Little Chili’.

Yjet e futbollit janë të prirur të investojnë në biznese. Shumë prej tyre zgjedhin të shkëlqejnë në prodhimin e veshjeve, të hapin restorante ose të investojnë në kompani të tjera.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor