Trendi demografik në Shqipëri tregon një përparim pozitiv. Kjo është e vërtetë për numrin e lindjeve, uljen e vdekjeve dhe migracionin neto, krahasuar me vendet e Evropës dhe rajonin.
Në krahasim me Evropën Juglindore, që ka një tkurrje të frikshme prej rreth 2%, Shqipëria ka një rritje shumë më të ngadalshme, rreth 0.23%.
Në kontinentin evropian, vetëm Spanja dhe Gjermania janë përballur më mirë me këtë sfidë se ne, sipas World Population Review.
Popullsia e vendeve fqinje po bie me një ritëm më të shpejtë se Shqipëria, nga 0.5% në 1%. Serbia ka pësuar rënien më të madhe gjatë 2023-it. Greqia po përjeton një rritje të papritur të vdekjeve dhe ulje të numrit të lindjeve, duke e rrezikuar të bëhet vendi i parë në botë që përjeton kolapsin demografik.
Shifrat tregojnë se shumë vende të BE-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik po përballen me këtë sfidë. Moldavia është në krye të listës për tkurrjen më të fortë të popullsisë, me 3.4%, ndërsa Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania janë ndër vendet që përballen me këtë sfidë. Edhe Rusia dhe vendet baltike janë të prekura nga kjo tendencë negative.
Në të kundërt, vende si India, Argjentina dhe Nigeria kanë përjetuar një rritje të popullsisë. Ndër vendet që kanë rritur numrin e popullsisë në botë është edhe Siria në Lindjen e Mesme.