aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Procesi i çështjes së Butrintit, flet deputetja Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë të ditur sot se seanca gjyqësore e ardhshme për çështjen e Butrintit do të mbahet më 21 mars, në orën 10:00, dhe se do të fokusohet vetëm në raportin e UNESCO-s. Në një intervistë në një program televiziv, Zhupa shprehu shpresën se Gjykata Kushtetuese do të përmbushë detyrën e saj. Ajo shtoi se në qoftë se gjykata nuk do të ruajë interesin publik në këtë çështje, nuk do të ketë më nevojë për të.

“Me kërkesën që i drejtuan GJK, e pranuan, kanë administruar raportin e UNESCO. Po e them ekskluzivisht këtu në studion tuaj se seanca e radhës për Butrintin do të jetë më 21 mars, në orën 10:00 që do të jetë seancë vetëm për raportin e UNESCO.

Publiku nëpërmjet Amerikës është njohur se raporti i UNESCO ishte kundër Adf, kundër marrëveshjes së koncesionit dhe u fsheh. E dinin që duke dalë raporti i UNESCO nuk kishin asnjë justifikim.

Nga GJK nuk pres asgjë më shumë që të bëjë detyrën e saj. Nëse nuk arrin për një çështje të tillë, identitete dhe historike, jo politike, të ruajë interesin publik dhe kushtetutshmërinë, për mua GJK nuk ka më. Sot GJK e ka të gjithë materialin për të parë 18 shkelje, me materiale të evidentuara dhe të sakta. Nuk besoj se nuk ka ndonjë rrugëdalje për të shmangur vendosjen e kushtetutshmërisë”, tha Zhupa.

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

iOS 18: Këtu janë disa veçori të reja

Apple Apple sapo zbuloi përditësimin e tij të pritur me padurim iOS 18, i cili përfshin një nuancë të madhe të shijes së vet të AI. Por fjalimi kryesor i WWDC 2024 nuk do të mbahet mend vetëm për një

Lexo »

Doni të shkoni në Santorini?

Nëse po planifikoni të vizitoni Santorinim duhet të dini këto gjëra: Santorini: Perlë e Detit Egje Një nga ishujt më të famshëm të Greqisë, është destinacioni ideal për ata që kërkojnë një përvojë unike dhe të paharrueshme. Ky ishull, i

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor