Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka shprehur reagimin e tij pas prangosjes së një personi 24-vjeçar në Lezhë, i cili u kap me dy mina telekomandë të fshehura në trup.
Balla ka falenderuar forcat e policisë për veprimin e tyre dhe ka theksuar rëndësinë që elementët kriminalë të goditen nga policia, pa marrur parasysh kohën.
Në komentet e tij, ministri theksoi se parandalimi i aktiviteteve kriminale është detyrë e Policisë së Shtetit dhe ka përshëndetur përpjekjet e Policisë së Shtetit në Lezhë për të ndaluar personin e përfshirë në trafikun e lëndëve shpërthyese në kohë të duhur. Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për të vazhduar përpjekjet e policisë për të ndjekur elementët dhe grupet kriminale në mënyrë të vazhdueshme, duke punuar 24/7.