aktualitet, kryesore, Lajme

Policia kufitare prangos 4 persona, pasaporta false, mosdeklarim parash dhe…

Në tre pikat kufitare të vendit, policia ka vënë në pranga katër persona dhe një tjetër është ndjekur penalisht për vepra të ndryshme penale.

Në Morinë, shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Jeton Dervishaj, 38 vjeç, u ndalua. Ai është dënuar me 2 vjet burgim në Hungari për kalim të kundërligjshëm emigrantësh dhe në Serbi ka urdhër arresti për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana po punon për ekstradimin e tij.

Në një dalje tjetër, u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. M., 26 vjeç dhe L. C., 23 vjeç, për shkak të dy pasaportave të dyshuara se janë të falsifikuara. Dy dokumentet u sekuestruan si provë materiale.

Në hyrje të vendit, u ndalua Hasan Gatali (Qazimi), 40 vjeç, i cili është dënuar me 9 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

Në Portin e Durrësit, materialet u dorëzuan në Prokurori për shtetasin kosovar Rr. I., 54 vjeç, pasi në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan rreth 17,000 euro pa deklaruar sipas ligjit. Prokuroria po bën procedurat e mëtejshme për këtë rast.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor