Lajme

“Përdor lëndë narkotike”, ja reagimi i Bardhit pas akuzave të Rozës

Në një bisedë mes Bardhit, Ledjonës dhe Romeos, këngëtari shpreh një ndjenjë të thellë revoltimi ndaj Rozës pas akuzave të saj për përdorim të lëndëve narkotike. Ai bën të qartë se do të marrë hak ndaj saj dhe do ta bëjë që qëndrimi i saj në shtëpi të jetë i padurueshëm. Bardhi shfaq shenja zemërimi, veçanërisht kur Roza Lati e akuzon Sarën për përdorim të drogës. Ai deklaron që do ta detyrojë Rozën të ndjehet keq, edhe nëse kjo do të çojë në faktin që ai vetë të dalë si personi më i keq në shtëpi. Po ashtu, ai i kërkon banorëve të tjerë të mos pengojnë veprimet e tij kundër Rozës, duke theksuar se ai e kupton vetë se çfarë është duke bërë.

Bardhi: Edhe nëse unë jam gabim mos më ndërprerë asnjë këtu. Kam për ta nxjerrë nga vetja. Ndoshta kam për të dalë më i keqi në këtë shtëpi, kam për ta nxjerrë nga vetja në mënyrën më të poshtër të mundshme. Kam për t’ja kthyer me të njëjtën monedhë.

Ledjona: Mos bjer kurrë në nivelin e saj.

Bardhi: Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike, unë s’besoj që ka.

Ledjona: Jo ta bësh atë, mbaji qëndrim.

Bardhi: Do t’ja bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd.

Ledjona: S’ka nevojë të biesh në atë nivel.

Bardhi: Kur më akuzon kështu, duhet ta mbajë peshën e fjalëve kur e thotë. Ta shoh sa duron. Se kur i tha Meritoni a ke bërë treshe, qau në dhomën e rrëfimit.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor