aktualitet, kryesore, Lajme

Peng për 220 mijë Lekë

Një person 19-vjeçar është kapur dhe mbajtur peng në një makinë në garazhin e një pallati në Rrëshen nga dy të rinj, me qëllim për të vjedhur paratë që ai kishte. Pasi i morën me forcë 220 mijë lekët që ai kishte me vete, autorët largohen nga vendi i ngjarjes, duke e lënë 19-vjeçarin në rrugë.

Pas ngjarjes, ai raportoi incidentin në polici dhe në kuadër të operacionit “Telefonata”, autoritetet e policisë arritën të identifikojnë dhe arrestojnë menjëherë dyshimtarët e rastit, një 20-vjeçar me inicialet M.B., banues në Rrëshen, dhe një 19-vjeçar me inicialet E.T., banues në Durrës.

Poashtu, u gjet shuma e parave të vjedhura me dhunë, 220,000 lekë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u kap 19-vjeçari, dhe me dy celularët e të dyshuarve.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor