Nicole Kidman ka zbuluar një detaj të rrallë dhe të tronditshëm në lidhje me mënyrën se si ka përballuar humbjen e babait të saj në shtator të vitit 2014. Gjatë ceremonisë mortore në Singapor, ajo përjetoi një reagim emocional shumë të pazakontë.
Në një intervistë për revistën Elle, Kidman tregoi se ishte kaq e prekur nga vdekja e babait të saj, sa nuk mundi të mbante nën kontroll emocionet e saj në atë moment të ndjeshëm.
“Ajo që ndodhi ishte që fillova të qesh në një mënyrë të nervozuar, pasi isha plotësisht e trishtuar dhe e thyer. Pamja e tij në arkivol më dha një përjetim që trupi im dhe shpirti nuk mund ta përballonin dot. Edhe në situata të tjera të vështira, kam përjetuar reagime të ngjashme, duke qeshur, por kjo u perceptua si diçka e papërshtatshme”.