Salvatore Letizia është akuzuar për një vrasje të trefishtë dhe Gjykata e Lartë ka vendosur të mbajë në fuqi dënimin me burg përjetë për të.
Vendimi i ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, i lënë në fuqi në Dhomën e Këshillimit, ka të bëjë me ngjarjen e njohur si “Masakra në Bulevardin ‘Zogu i Parë'”, e cila ndodhi në 27 Maj 2015 pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku u vranë Besnik Sulku, Mentor Lufi dhe Gert Goxhaj.
Salvatore Letizia, italian, njohur si vrasës me pagesë dhe i përfshirë në organizatën mafioze italiane “Camorra”, është një nga autorët e arrestuar për këtë ngjarje. Dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi gjithashtu janë të dënuar me 27 dhe 20 vite burg.
Gjykata e Lartë ka vendosur që dënimet të mbeten në fuqi për të gjithë të akuzuarit.