Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të japë sot vendimin për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili është akuzuar për blerje votash.
Prokuroria e Përgjithshme kërkoi javën e kaluar një dënim prej 2 vjetësh e 6 muaj burg për Belerin.
Në këtë moment, po vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese ku po dëgjohet pjesa e mbrojtjes së Belerit, të cilët po e kundërshtojnë akuzën.
Pritet që gjykata të shpallë vendimin sot, pasi të përfundojë pjesa e mbrojtjes së Belerit.
Në raste të ngjashme, ka ndodhur që Gjykata ka marrë vendimin në dhomën e këshillit pas leximit të mbrojtjes së të pandehurit.