aktualitet, kryesore, Lajme

Makina përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë.

Automjeti i tipit Benz me targa AB 373 CD, që po udhëtonte nga Bubullima drejt autostradës, nuk ka mundur të hyjë në rrugë, por ka devijuar drejt dhe, pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën, ka përfunduar në kanalin pranë autostradës.

Shoferi i automjetit është transportuar menjëherë në Spitalin e Lushnjes për trajtim të nevojshëm, ku aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.

Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se shoferi ka qenë në shpejtësi të tepërt dhe nuk ka ndërmarrë veprime frenimi, duke thyer barrierat e hekurta në autostradë.

Megjithatë, grupi hetimor i policisë do të jetë ai që do të identifikojë shkaqet e sakta të ngjarjes.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor