Katër ligje në fushën e mjedisit u amenduan sot në Mbledhjen e Qeverisë, duke rritur me rreth 30% gjobat për kundravajtjet mjedisore dhe për më tepër duke i kthyer në titull ekzekutiv.
Konkretisht, me amendimet përkatëse në
-ligjin për cilësinë e ajrit,
-ligjin për mjedisit,
-ligjin për biodiversitetin
-dhe ligjin për vlerësimin e ndikimit në mjedis i dhamë formë ligjore edhe rezultateve të Këshillimit Kombëtar, ku 70% e qytetarëve shpreheshin pro forcimit të gjobave sepse nuk janë vetëm një mekanizëm ndëshkimi, por janë po aq edhe mjet edukimi në kushtet kur duhet të përballojmë edhe flusket turistike të cilat po shtohen nga viti në vit.