aktualitet, kryesore, Lajme

Kuvendi u kthye në normalitet…

Pas 5 muajsh kaosi, Kuvendi u kthye në normalitet. Në seancën e sotme, deputetët u përballën me një debat të zjarrtë. PD-ja, nën drejtimin e Lulzim Bashës, kërkoi që propozimet e tyre të përfshihen në rendin e ditës të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Megjithatë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, tha se pakica kishte paraqitur një projekt me kushte dhe se mazhoranca do të prisë raportin përfundimtar. Kjo shkaktoi debate mes palëve. Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetar i komisionit, theksoi se ka dy vendime gjykate për listat e hapura dhe votën e diasporës dhe shtoi se një nga arsyet e dështimit të komisionit ishte pritja e pazarit nga mazhoranca, gjë që nuk u gjendet te demokratët.

“Nuk kam ardhur për pazar me ju. Absolutisht jo, pazarin gjejeni diku tjetër. Në fakt kjo është arsyeja pse dështoi komisioni i reformës. Pritët pazar? Nuk keni për të pasur pazar nga ne, kurrë! Me çfarë do lloj kostoje. Në doni të mbroni karriget tuaja pazarin tuaj gjejeni diku tjetër. Siç duket jeni duke e përgatitur këtë pazar. Synimi juaj tek ky pazar që e quani konsensus është thjesht dhe vetëm për të mbrojtur karriget tuaja”, tha ai.

Më pas, fjalën e mori Lulzim Basha, i cili gjithashtu kërkoi që deputetët të shprehen me votë në lidhje me propozimet e demokratëve, duke hedhur poshtë akuzat se nuk ka dalë asnjë produkt nga ky komision.

“Duhet të kishit treguar pak më shumë durim. Pas 6 muajsh sjellje vërdallë të propozimeve të opozitës sot duhet të shpreheshit me po ose jo të qarta jo të bëni lojëra si kryetari i grupit tuaj apo si ministrja përgjegjëse për parlamentin. Lojërat e fjalëve nuk pinë më ujë. Shqiptarët duan të dinë se çfarë qëndrimi keni ju për propozimet tona dhe s’mund t’i gënjeni as me ndihmën e gënjeshtarëve të tjerë që ka dy vjet që komisioni nuk ka produkt sepse produktin e keni aty, produktin e keni brenda”, tha Basha.

Sipas tij në Dhjetor 2022, PD ka dorëzuar paketën e parë të propozimeve ndërsa të dytën e ka bërë në Nëntor 2023.

“Shqiptarëve ua keni borxh tani në rendin e ditës tani të hidhni propozimet institucionale të PD dhe të kërkoni votën e anëtarëve të kuvendit të Shqipërisë që qytetarët shqiptarë ta kuptojnë jeni pro listave të hapura apo kundër, jeni pro votës së diasporës apo jo, jeni pro votimit elektronik apo kundër”, tha ai.

Në fund të debatit, ministrja Spiropali bëri një replikë duke thënë se Basha është shembulli i listave të mbyllura dhe se PS nuk ka frikë nga një garë e hapur.

“Zoti Basha me gjithë respektin ju nuk duhet të flisni me lista të hapura apo të mbyllura se ju jeni produkti më ekzemplar dhe i shkëlqyer i listave të mbyllura. Për lista të hapura mbeteni për t’u provuar. Nëse ka diçka që PS është e vendosur ta garantojë janë zgjedhjet e lirshme dhe të ndershme dhe zgjedhjet më të mira që Shqipëria ka organizuar ndonjëherë me të gjithë ato elemente që ju përmendët që nuk janë detyrim apo ultimatum i juaj, por janë detyra që ka lënë gjykata kushtetuese në një pjesë dhe detyra jonë si forca udhëheqëse në vend. Nëse ka një forcë, një grup apo një njeri që ka frikë nga gara e hapur atë shikojeni përpara pasqyrës se nuk do e gjeni tek Edi Rama dhe tek PS”, tha Spiropali.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor