Mesfushori shkëlqeu në fitoren e Interit, notë 5 për Berat Gjimshitin
Kristjan Asllani është bërë një pjesë shumë e rëndësishme për Interin. Mesfushori shqiptar u shfaq si titullar për herë të dytë radhazi, duke zvogëluar në minimum mungesën e Hakan Çahanollus. Asllani qëndroi në fushë për 90 minuta në fitoren e fuqishme 4-0 të zikaltërive ndaj Atalantës, duke fituar jo vetëm derbin kuqezi me Berat Gjimshitin, por duke rritur gjithashtu besimin në Simone Inzaghi. Ai preku 88 topa, me një saktësi prej 97%, u faullua në 3 raste dhe rikuperoi 9 topa.
“Loja nën regjinë e Asllanit është e mirë. Luan me personalitet dhe i këndshëm kur bëhet fjalë për manovrën sulmuese. Keqkuptimi me Pavard për pak sa i kushtoj dhe kjo duket se ka ndikuar edhe në vlerësimin e Asllanit nga mediat e ndryshme, që e përllogarisin lojën e shqiptarit mes notës 6 dhe 7”.
Por ajo që është më e rëndësishme është se 21-vjeçari po fiton besim dhe duke pasur parasysh diferencën prej 12 pikëve, takimet e ardhshme do të e shohin Asllanin më shumë në rolin e protagonistit në fushë.
Në anën tjetër, Berat Gjimshiti pati një paraqitje të dobët. Kapiteni i ekipit të Atalantës nuk ishte në formën e duhur, duke bërë një gabim në pozicionim tek goli i Frattesi. Për qendërmbrojtësin u dhënë një notë 5, duke e renditur ndër lojtarët më të dobët në radhët e Atalantës.