aktualitet, Lajme

Krijohet një laser i cili…

Në Rumani është ndërtuar dhe është funksional laseri më fuqishëm në botë, i quajtur ELI (Extreme Light Infrastructure), një projekt i ndërtuar nën idenë e Çmimit Nobel për Fizikën 2018, Gerard Mourou.

Ky laser është një infrastrukturë e jashtëzakonshme që prodhon energji ekuivalente me atë të një milioni centraleve bërthamore brenda një femtoseconde, me trysni të barabartë me 10 milion kulla Eiffel në majën e një gishti.

Me një fuqi prej 10 Petawatt (ose 10 miliardë miliardë Watt), ELI është një burim potencial për shumë sektorë të ardhshëm, duke përfshirë biomjekësinë, sistemet e reja nukleare, reduktimin e skorjeve të qendrave bërthamore, eliminimin e mbetjeve në atmosferë dhe kërkime mikroskopike për reaksionet në brendësi të qelizave dhe terapi të reja kundër sëmundjeve, duke përfshirë shkatërrimin e qelizave tumorale.

Financimi i këtij projekti u sigurua në masën e 300 milionë Euro nga fondet evropiane dhe synon të jetë në dispozicion të komunitetit shkencor evropian dhe ndërkombëtar për kërkime të mëtejshme dhe aplikime të mundshme.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor