Në kuadër të operacionit policor “Hills 2”, autoritetet zbuluan një bazë tjetër që kishte si qëllim furnizimin e grupeve kriminale në Sukth. Në ambientin e zbuluar, u gjetën armë zjarri, sasi të konsiderueshme fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe materiale të tjera të paligjshme, që dyshohet se do t’u shërbejnë kriminelëve.
Në kontrollet e kryera, u zbuluan dhe sekuestruan si prova materiale: një kallashnikov, një granatë, ndezëse granate, një palë dylbi snajperi, krehër arme, një rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjera të ndryshme. Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, i cili dyshohet se ishte përdorur si bazë për veprimtarinë kriminale, dhe quhej A. S..
Dy ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi një bazë tjetër kriminale në fshatin Shkallnur, ku u sekuestruan kallashnikovë, krehra dhe një sasi e madhe fishekësh. Në një rast tjetër, një bazë armatimi u zbulua në fshatin Babicë të Vlorës, e cila shërbente për grupet kriminale.
Materialet procedurale janë dorëzuar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme të ligjërisë.