Në dokumentarin e saj të ri, “The Greatest Love Story Never Told”, këngëtarja Jennifer Lopez hap një kapitull të ri duke rrëfyer përvojën e saj të vështirë në fëmijëri dhe marrëdhënien e saj me prindërit.
J.Lo zbulon se fëmijërinë e kaloi në një ambient ku dashuria nuk ishte një pjesë e vërtetë e jetës së saj, duke rrëfyer se ishte rritur nën prindër që nuk shprehnin dashurinë ashtu siç duhej.
Në rrëfimin e saj, ajo përshkruan nënën e saj si një person narcisist dhe babin si një person që ishte i munguar shumë për shkak të punës së tij si teknik kompjuterash, veçanërisht gjatë natës.
Kjo rrëfim i befasishëm për fansat ka bërë që ata të ndihen të mahnitur, duke marrë parasysh se J.Lo është shpesh shfaqur në media duke kaluar kohë me prindërit e saj dhe duke treguar një marrëdhënie të ngushtë me ta.
Edhe pse prindërit e saj nuk shfaqen personalisht në dokumentar, ata përmenden, dhe shfaqen fotografi të tyre që i japin një ndjesi të veçantë kësaj pjesë të rrëfimit të saj.
Pjesa më e madhe e dokumentarit përqendrohet në sesi J.Lo ka kapërcyer sfidat emocionale të fëmijërisë së saj për të gjetur dashurinë e vërtetë, pasi ka përjetuar tre martesa të dështuara dhe ka kaluar vite në terapi për të trajtuar këto probleme.