aktualitet, kryesore, Lajme

Ja veprimi tronditës i policisë serbe

Gazeta britanike “The Guardian” ka bërë publike një video tronditëse që shfaq pamje nga pika kufitare në Serbi.

Imazhet shokuese tregojnë se si policia serbe dëbon të zhveshur në temperatura shumë të ulëta nga kufiri drejt Maqedonisë së Veriut.

“The Guardian” ka publikuar pamje ekskluzive që zbulojnë trajtimin mizor të emigrantëve sirianë nga autoritetet serbe, një dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit në kufijtë evropianë.

Media prestigjioze ka njoftuar se ka siguruar këto pamje nga “LEGIS”, një organizatë joqeveritare në Maqedoninë e Veriut. Videot janë filmuar nga një person vendas në afërsi të fshatit Lojanë, pranë kufirit me Serbinë.

“The Guardian” raporton se ky është incidenti i dyti brenda një periudhe 24-orëshe, ku mbi 50 emigrantë sirianë janë detyruar të zhvishen nga autoritetet serbe.

Kthimet “shqetësuese dhe degraduese” janë bërë menjëherë pas një samiti për bashkëpunimin kufitar mes BE-së dhe Serbisë, i cili synonte forcimin e kufirit serb kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.

Në lidhje me këtë incident, Dunja Mijatovi?, komisionere për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, ka reaguar duke thënë: “Këto incidente nuk janë vetëm shqetësuese, por tregojnë gjithashtu për një tendencë më të gjerë, shqetësuese midis vendeve anëtare të Këshillit të Europës.”

Gazeta britanike “The Guardian” ka tentuar të kontaktojë autoritetet serbe, por sipas saj, ende nuk ka marrë një përgjigje nga Beogradi.

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

iOS 18: Këtu janë disa veçori të reja

Apple Apple sapo zbuloi përditësimin e tij të pritur me padurim iOS 18, i cili përfshin një nuancë të madhe të shijes së vet të AI. Por fjalimi kryesor i WWDC 2024 nuk do të mbahet mend vetëm për një

Lexo »

Doni të shkoni në Santorini?

Nëse po planifikoni të vizitoni Santorinim duhet të dini këto gjëra: Santorini: Perlë e Detit Egje Një nga ishujt më të famshëm të Greqisë, është destinacioni ideal për ata që kërkojnë një përvojë unike dhe të paharrueshme. Ky ishull, i

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor