Beyoncé ka zbuluar titullin e albumit të saj të ri. “Act II: Cowboy Carter” do të publikohet më 29 mars.
Titulli është bërë i ditur në faqen zyrtare të saj, së bashku me detajet për admiruesit që të blejnë CD-të e limituara, disket e vinilit ose pakot e plota.
Beyoncé njoftoi vazhdimin e albumit të saj “Act I: Renaissance” gjatë Super Bowl-it, në një reklamë për Verizon, ku në fund ajo tha: “Ata janë gati, publikojini këngët e reja”. Më pas, ajo njoftoi se po lansonte dy këngë: “Texas Hold’em” dhe “16 Carriages”.
E para u kthye në një hit për muajin shkurt, duke bërë që Beyoncé të ishte gruaja e parë me ngjyrë që kryesonte Billboard’s Hot Country Songs. Ajo gjithashtu u bë artistja e dytë që kënga e saj shkoi menjëherë në vendin e parë në listë (Taylor Swift ishte pararendësja e saj).
Beyoncé arriti të bëhet e para në Billboard Hot 100 për herë të nëntë si artiste solo.