aktualitet, sport

Inzaghi mbetet në Inter

Simone Inzaghi është gati të rinovojë kontratën me Inter sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”. Performanca e shkëlqyeshme e ekipit deri tani ka bindur drejtuesit që të zgjasin kontratën e trajnerit për 2 vite të tjera, duke e përfshirë kështu edhe sezonin e 2027.

Edhe pse marrëveshja aktuale përfshinte vetëm sezonin e ardhshëm, sukseset në kampionat kanë bërë që klubi të shprehë dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me Inzaghi.

Përveç zgjatjes së kontratës, pritet që edhe paga e trajnerit të rritet nga 5.5 milionë Euro në 6.5 milionë Euro.

Në pritje të firmosjes së marrëveshjes, e cila pritet të ndodhë para përfundimit të sezonit, Inzaghi do të vazhdojë të drejtojë Interin që prej 3 Qershorit të vitit 2021.

Nën udhëheqjen e tij, Interi ka arritur të fitojë Kupën e Italisë dy herë dhe Superkupën tre herë, ndërsa sezonin e kaluar arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u përball me Manchester City, duke u mundur në këtë sfidë.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor